Këngët që na rikthejnë kujtimet nuk janë aq personale sa mendojmë, ja çfarë zbulon studimi

Këngët që na rikthejnë kujtimet nuk janë aq personale sa mendojmë, ja çfarë zbulon studimi

Ajo këngë që ju kthen menjëherë në vitet e shkollës së mesme mund të ketë të njëjtin efekt edhe te njerëz që nuk i keni takuar kurrë. Cilat këngë kanë më shumë gjasa të zgjojnë të njëjtat kujtime dhe përse? A ju ka ndodhur ndonjëherë t'i drejtoheni një personi tjetër dhe t'i thoni: “Po luajnë këngën tonë”? Apo notat e para të një kënge të caktuar ju bëjnë të riktheheni menjëherë te kujtimet e adoleshencës? Tani, shkencëtarët thonë se kujtimet që ngjallen kur dëgjojmë këngë të caktuara mund të mos jenë aq personale sa mendojmë. Ekspertët nga Universiteti Princeton në Shtetet e Bashkuara dhe Universiteti Durham në Mbretërinë e Bashkuar kanë zbuluar se mënyra se si dëgjuesit ndërveprojnë me muzikën në jetën e përditshme nuk...