“Kemi pistat tona, disa të shoqëruar”, drejtuesi i policisë së Lezhës jep detaje mbi atentatin në Mirditë

“Kemi pistat tona, disa të shoqëruar”, drejtuesi i policisë së Lezhës jep detaje mbi atentatin në Mirditë

Drejtori i Policisë së Lezhës, Ermal Muçaj, ka dhënë detaje të reja në lidhje me vrasjen e Viktor Bardhit në Mirditë. Muçaj bëri me dije se në kuadër të hetimeve është shoqëruar një person, ndërsa grupi hetimor ka identifikuar edhe një pistë mbi të cilën po vijon puna për zbardhjen e ngjarjes. “Për momentin kemi një të shoqëruar dhe një pistë hetimi”, u shpreh Muçaj, duke theksuar se për shkak të dinamikës së hetimit nuk mund të bëhen publike detaje të tjera. Drejtori i Policisë së Lezhës tha se emri i personit të shoqëruar dhe pista konkrete që po ndiqet nga hetuesit nuk mund të bëhen me dije në këtë fazë. “Rreth orës 8:55 sot jemi njoftuar në sallën operative për një ngjarje të rëndë...