Këlliçi për përplasjen Rama-Veliaj: Dyshime për një marrëveshje që synon lehtësimin në Strasburg
Nënkryetari i PD-së Belind Këlliçi thotë se nuk e përjashton mundësinë që përplasja e fundit Rama-Veliaj të jetë një marrëveshje e të dyve, me qëllim që kryebashkiaku të lehtësohet në Gjykatën e Strasburgut. Ai vuri në dukje se çështja “Veliaj” është thellësisht korruptive dhe mund të tentohet t’i jepen nuanca politikie. “Ekziston edhe mundësia që kjo të jetë një marrëveshje e të dyve për të përfituar politikisht dhe për t’i dhënë ngarkesë politike kësaj çështje që është thellësisht korruptive, për t’i dhënë nuanca politike dhe për ta lehtësuar në Strasburg. Për hir të të vërtetës, nëse atij nuk i garantohen të drejtat e tij minimale, të drejtat e tij themelore, si i burgosur, dhe si një qytetar i Republikës së Shqipërisë, patjetër kjo do të...
Burimi:
kohajone.com