Këlliçi akuza Qeverisë për dhunë në protestë: Largoni ushtarët e grupeve kriminale që i keni thërritur në ndihmë!

Këlliçi akuza Qeverisë për dhunë në protestë: Largoni ushtarët e grupeve kriminale që i keni thërritur në ndihmë!

Nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, ka akuzuar qeverinë për dhunë ndaj studentëve protestues dhe ka kritikuar vendimin e Gjykatës së Tiranës për caktimin e 6 masave “arrest shtëpie” dhe 11 masave “detyrim paraqitje”. Ai u bëri thirrje drejtuesve të policisë që të ndalojnë, sipas tij, dhunën ndaj protestuesve dhe të tërheqin efektivët civilë. “Ndaloni dhunën kafshërore ndaj studentëve. Tërhiqni civilët banditë të armatosur dhe mercenarët e paguar, me të cilët po rrëmbeni qytetarët. Largoni ushtarët e grupeve kriminale që i keni thërritur në ndihmë, për të dhunuar në mënyrë shtazarake studentët”, tha deputeti demokrat. Këlliçi deklaroi se PD-ja do të vijojë mbështetjen për studentët dhe paralajmëroi se drejtuesit e policisë do të mbajnë përgjegjësi ligjore për dhunën ndaj protestuesve. Ai tha se partia po dokumenton...