Kazuo Ishiguro: Bashkëshortja ime ka ndikim të jashtëzakonshëm në atë që shkruaj

Kazuo Ishiguro: Bashkëshortja ime ka ndikim të jashtëzakonshëm në atë që shkruaj

Shkrimtari dhe laureati i Nobelit në Letërsi, Kazuo Ishiguro, ka treguar se bashkëshortja e tij, Lorna, është një nga ndikimet më të rëndësishme në krijimtarinë e tij letrare, duke luajtur një rol të veçantë në procesin e shkrimit dhe vlerësimit të veprave të tij. Në një video të publikuar nga organizatorët e çmimit Nobel, Ishiguro rrëfen se Lorna ka qenë pranë tij që në fillimet e karrierës, kur të dy ishin studentë pasuniversitarë dhe ai sapo kishte nisur të shkruante letërsi artistike. Ai thekson se, ndryshe nga shumë redaktorë dhe bashkëpunëtorë profesionistë, bashkëshortja e tij nuk ngurron t’i japë kritika të drejtpërdrejta, pa u ndikuar nga fama që ai ka fituar ndër vite. “Personi që ka ndikim vërtet të thellë në atë që shkruaj, në...