KAYO dhe akuzat për trafik armësh, opozita kërkon hetim parlamentar për Yeffet
Opozita ka dorëzuar zyrtarisht kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar pasi ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj, publikoi audiopërgjime të shkurtra, në qendër të të cilave, ai pretendon se është biznesmeni izraelito-amerikani Ron Yeffet, mik i ngushtë i kryeministrit Edi Rama, sipas tij, dhe dy qytetarë ukrainfolës dhe rusisht folës, të cilët identifikohen vetëm me emrat Igor dhe Sergei. Sipas Ahmetajt, bëhet fjalë për një plan për trafik të armëve dhe municioneve duke përdorur Shqipërinë, përmes sipërmarrjeve ku Yeffet është partner me ndërmarrjen ushtarake shqiptare Kayo. Kërkesa për komision është firmosur nga 41 deputetë dhe propozohet që komisioni të ketë një afat veprimtarie 6 mujore dhe të përbërhet nga 15 deputetë. Deputetët e opozitës kanë përcaktuar edhe objektin e veprimtarisë së Komisionit Hetimor, që do të...
Burimi:
kohajone.com