Katy Perry feston 42-vjetorin, një karrierë e shënuar nga hitet që u bënë himne të popit

Katy Perry feston 42-vjetorin, një karrierë e shënuar nga hitet që u bënë himne të popit

Sot, më 25 tetor, këngëtarja amerikane Katy Perry feston 42-vjetorin e lindjes, duke shënuar një tjetër vit në jetën e një prej emrave më të njohur të muzikës pop bashkëkohore. Me këngë që kanë shoqëruar breza të tërë, videoklipe plot ngjyra dhe një identitet artistik të dallueshëm, Perry ka ndërtuar një karrierë që e ka vendosur ndër figurat më të spikatura të skenës ndërkombëtare. E lindur si Katheryn Elizabeth Hudson në Santa Barbara të Kalifornisë, ajo nisi rrugëtimin muzikor me muzikën gospel, përpara se të gjente identitetin e saj artistik në pop. Albumi One of the Boys, i publikuar më 2008, shënoi kthesën e madhe në karrierën e saj, ndërsa kënga I Kissed a Girl e solli në vëmendjen e publikut ndërkombëtar. Vitet që pasuan...