Katër vatra zjarri në pyllin e Semanit, flakët përhapen me shpejtësi

Katër vatra zjarri në pyllin e Semanit, flakët përhapen me shpejtësi

Një situatë e vështirë është krijuar në zonën pyjore të Semanit, pranë grykëderdhjes së lumit, ku janë aktivizuar katër vatra zjarri. Flakët po avancojnë në sipërfaqen pyjore, ndërsa era e fortë që ka përfshirë zonën favorizon përhapjen e tyre dhe vështirëson punën e ekipeve të emergjencës. Forcat zjarrfikëse të Fierit ndodhen prej disa orësh në terren, duke u përpjekur të vënë nën kontroll vatrat dhe të krijojnë një perimetër izolimi për të shmangur përhapjen e zjarrit në pjesë të tjera të pyllit. Ndërhyrja vijon, ndërsa situata mbetet në monitorim për shkak të kushteve të favorshme për përhapjen e flakëve.