No Image Available

“Katër shtyllat e ‘Pasqyrë Albania’”/ Rama: I gjithë shteti në sytë e qytetarit me një klik, të gjithë mund të shohin se çfarë ndodh me investimet

Kryeministri Rama zhvilloi sot një bisedë me ekspertët e AKSHI-t të angazhuar në konfigurimin e platformës, për t’u njohur nga afër me funksionalitetet dhe risitë që ajo sjell. Siç shpjegon Rama, “Pasqyrë Albania” është e konceptuar mbi katër shtylla kryesore, ku qytetarët do të kenë mundësi të ndjekin investimet publike dhe ecurinë e projekteve në zonën e tyre; të njihen me vendimet e bashkive dhe këshillave bashkiakë; të ndjekin në kohë reale statusin e aplikimeve, shërbimeve dhe ankesave, përfshirë edhe fazat e trajtimit të tyre në institucionet përgjegjëse;  si edhe të mund të japin opinionet e tyre mbi projektaktet në konsultim publik. Kryeministri Rama: Këtu jemi me djemtë e shkëlqyer të AKSHI-t, të cilët kanë zhvilluar një tjetër projekt jashtëzakonisht të rëndësishëm për ne, i...