Katër sfida në të Parën, Besa- Pogradeci supersfida e ditës

Katër sfida në të Parën, Besa- Pogradeci supersfida e ditës

Sot dhe nesër zhvillohet java e 9-të e Kategorisë së Parë. Gara është ndezur së tepërmi pasi aktualisht në krye janë dy ekipe që pak kush i ka llogaritur si pretendente, Kukësi dhe Iliria Fushë Krujë, aktualisht me nga 15 pikë. Ndjekin Besa dhe Pogradeci me nga 14 pikë të cilat sot në orën 13:30 do të përballen mes tyre në një sfidë në dukje vërtetë të jashtëzakonshme. Edhe në Burrel ka një takim të fortë. Vendasit presin Bylis i cili ka shfaqur disa herë lujatje këtë sezon. Kastrioti gjën Korabin teksa Oriku pas dy barazimëve të fundit, kërkon të surprizojë Besëlidhjen në Orikum. Ndërkaq të hënën një tjetër sfidë e fortë luhet në Vlorë, Flamurtari- Kukësi. Po këtë ditë Iliria udhëton drejt Sopotit për...