Katër ndeshje në dhjetë ditë, Kosova përballet me mungesa para Ligës së Kombeve

Katër ndeshje në dhjetë ditë, Kosova përballet me mungesa para Ligës së Kombeve

17 September, 2026 - 11:30 Kosova do ta nisë ciklin e saj në Ligën B të Ligës së Kombeve më 24 shtator, kur në Prishtinë do të përballet me Irlandën, ndërsa vetëm pak ditë më vonë “Dardanët” do të hyjnë në një seri të ngjeshur prej katër ndeshjesh brenda dhjetë ditësh. Pas përballjes me Irlandën, Kosova do të udhëtojë drejt Austrisë për ndeshjen e 27 shtatorit, ndërsa më 1 tetor do të luajë ndaj Izraelit në Hungari. Cikli do të mbyllet më 4 tetor në Prishtinë, ku Kosova do ta presë sërish Austrinë. Përzgjedhësi Franco Foda mund të përballet me disa mungesa në këtë seri ndeshjesh, pasi një numër lojtarësh të rëndësishëm kanë probleme fizike ose nuk kanë pasur minuta të mjaftueshme me klubet e...