Kategoria Superiore Vajza: Fitore të thella për Vllazninë, Apoloninë, Teutën dhe Partizanin. Ja renditja
Është mbyllur java e pestë e kampionatit të Kategorisë Superiore Vajza 2026/2027, me rezultate të thella dhe fitore për Vllazninë, Apoloninë, Teutën dhe Partizanin. Apolonia vijon të kryesojë renditjen, pasi regjistroi një tjetër fitore bindëse, këtë herë 9-0 ndaj Kinostudios. Fieraket kanë grumbulluar 15 pikë në pesë javët e para, duke ruajtur ecurinë me pikë të plota. Vllaznia siguroi një fitore të rëndësishme 7-0 ndaj Egnatias, duke shkuar në kuotën e 12 pikëve, po aq sa Teuta. Këto të fundit regjistruan një fitore me rezultat të thellë 15-0 në transfertë ndaj Atletik Klub. Edhe Partizani arriti një sukses bindës në këtë javë, duke triumfuar 15-0 në transfertë ndaj Lushnjës dhe duke shkuar në kuotën e 9 pikëve, po aq sa Egnatia. Pas pesë javëve të...
Burimi:
telesport.al