Kategoria Superiore/Tirana merr lajme të mira, rikthehet Xhixha, bardheblutë duan të thyejnë tabunë Teuta
Tirana do të luajë ditën e dielë ndaj Teutës në sfidën e radhës në kategorinë Superiore. Bardheblutë vijnë në këtë përballje të plagosur nga humbja në Derbin e Kryeqytetit me Partizanin dhe ndaj skuadrës durrsake do të kërkojë të marrë 3 pikët që janë shumë të çmuara për ta. Në prag të kësaj sfide trajneri Ardian Nuhiu merr lajme të mira nga Redon Xhixha që është rikthyer nga dëmtimi dhe është gati të zbresë në fushën e lojës me bardheblutë. Rikthimi i Xhixhës është një armë më shumë për Tiranën që të dielën kërkon të thyejë edhe tabunë Teuta. ‘Djemtë e detit’ janë kthyer në një mace të zezë për skuadrën 26 herë kampione të vendit me këtë të fundit që nuk e ndjen shijen...
Burimi:
top-channel.tv