Kategoria Superiore/ Orges Shehi, trajneri më i mirë i javës së 35, përcaktohet dhe formacioni ideal
Kategoria Superiore po shkon drejt fundit për këtë sezon. Tashmë ka mbetur edhe një raund nga sezoni i rregullt kur do të jepen të gjitha verdiktet përpara fazës së Final Four. Ndërkohë, këtë të mërkurë u zhvilluan ndeshjet e javës së parafundit dhe padyshim siç ka ndodhur zakonisht edhe këtë radhë është përzgjedhur trajneri më i mirë, një titull që i takoi pikërisht Orges Shehi që drejtoi Tiranën e tij drejt fitores së klasikes së futbollit shqiptar me Vllazninë, një fitore e çmuar për bardheblutë për mbijetesën. Përsa i përket formacionit, është përzgjedhur që ai të ndërtohet sipas skemës 4-2-3-1. Kështu, në portë është përzgjedhur Visar Bekaj i Tiranës.Në repartin e mbrojtjes janë përfshirë Fabian Vera i Tiranës, Aurel Marku i Bylisit, Naser Aliji i ...
Burimi:
top-channel.tv