Kategoria e Parë/ Përzgjidhet formacioni më i mirë i javës së 5-të, Gugash Magani trajneri më i mirë – Balkanweb.com – News24
Drejtoria Teknike e FSHF ka përzgjedhur formacionin më të mirë të javës së 5-të të kampionatit të Kategorisë së Parë, duke vlerësuar futbollistët që spikatën me paraqitjet e tyre në ndeshjet e fundjavës. Formacioni i javës është ndërtuar sipas skemës 1-3-5-2 dhe përfshin lojtarë nga disa prej skuadrave pjesëmarrëse në këtë kampionat. Në portë është përzgjedhur Arlis Shala i Kastriotit, ndërsa treshja e mbrojtjes përbëhet nga Blerim Kotobelli i Flamurtarit, Stivian Janku i Besëlidhjes dhe Aurel Marku i Bylisit. Në mesfushë janë përfshirë Fatmir Prengaj i Besës, Igli Rrapi i Burrelit, Mateo Shanaj i Pogradecit, Arlind Leshi i Bylisit dhe Thierno Barry i Flamurtarit. Në repartin ofensiv, dyshja e sulmit përbëhet nga Mario Beshiraj i Kastriotit dhe Manfredas Ruzgis i Besës. Vlerësimi për trajnerin më...
Burimi:
gijotina.com