Kategoria e Parë: Iliria me fitore të rëndësishme në transfertë, Bylis dhe Flamurtari bëjnë detyrën në shtëpi

Kategoria e Parë: Iliria me fitore të rëndësishme në transfertë, Bylis dhe Flamurtari bëjnë detyrën në shtëpi

Është mbyllur java e 9-të e Kategorisë së Parë, me gjashtë takime që sollën rezultate të rëndësishme dhe ndryshime në krye të renditjes. Iliria është tashmë kryesuese e vetme e kampionatit. Skuadra nga Fushë-Kruja fitoi 3-2 në transfertë ndaj Sopotit dhe u ngjit në kuotën e 18 pikëve, duke u shkëputur nga Kukësi, me të cilin ndante kreun e renditjes një javë më parë. Në vendin e dytë renditet Besa me 17 pikë, pas fitores 3-2 ndaj Pogradecit. Ndërkohë, Flamurtari, Bylis dhe Kukësi ndajnë kuotën e 15 pikëve, duke vijuar garën në zonën e sipërme të tabelës. Në ndeshjet e tjera të javës, Bylis fitoi 2-0 në transfertë ndaj Burrelit, ndërsa Kastrioti triumfoi me të njëjtin rezultat ndaj Korabit. Besëlidhja mori tri pikë në transfertë,...