Kategoria e Parë 2026–2027 nis të shtunën, risia e edicionit të ri premton më shumë emocione & garë

Kategoria e Parë 2026–2027 nis të shtunën, risia e edicionit të ri premton më shumë emocione & garë

Edicioni i ri i Kategorisë së Parë 2026–2027 nis të shtunën e 5 shtatorit. Një edicion ndryshe ky i këtij viti, që synon të rrisë garën dhe të krijojë më shumë mundësi për skuadrat pjesëmarrëse për të siguruar ngjitjen në Abissnet Superiore. Kampionati do të zhvillohet në 3 faza, me një total prej 33 javësh, duke garantuar një sezon intensiv për të gjitha ekipet. Risia e këtij edicioni lidhet me garën për ngjitjen në elitë. Dy skuadrat e renditura në dy vendet e para do të sigurojnë direkt ngjitjen në “Abissnet Superiore” për sezonin e ardhshëm. Ndërkohë, ekipi i tretë që do të ngjitet në elitë do të përcaktohet përmes ndeshjeve play-off mes skuadrave të renditura në vendet 3, 4, 5 dhe 6 në klasifikimin...