Kartoni i zi mbërrin në futboll! Vendimi i pazakontë

Kartoni i zi mbërrin në futboll! Vendimi i pazakontë

Kartoni i zi ka hyrë në futboll, por këtë herë nuk është për lojtarët. Federata Rumune e Futbollit ka miratuar një rregull të ri për të frenuar sjelljet abuzive të prindërve dhe spektatorëve gjatë ndeshjeve të moshave të reja. Masa do të zbatohet për grupmoshat 7 deri në 16 vjeç dhe synon të mbrojë fëmijët nga fyerjet, presioni dhe dhuna që mund të vijë nga tribunat. Në rast se sjellja e pahijshme vazhdon pas paralajmërimeve dhe një ndërprerjeje të përkohshme prej 10 minutash, gjyqtari mund të nxjerrë kartonin e zi, i cili nënkupton ndërprerjen përfundimtare të ndeshjes. Rregullorja parashikon masa ndaj fyerjeve, kërcënimeve, shtyrjeve apo goditjeve ndaj fëmijëve, trajnerëve, lojtarëve kundërshtarë, gjyqtarëve apo spektatorëve të tjerë. Federata rumune thekson se futbolli i të rinjve duhet...