Kartoni i kuq ndaj Saliba, i kushton shtrenjtë Vinicius Junior. Braziliani merr dënimin e rëndë

Kartoni i kuq ndaj Saliba, i kushton shtrenjtë Vinicius Junior. Braziliani merr dënimin e rëndë

14 Tetor 2026 19:41 Telesport Vinicius Junior është dënuar me 4 ndeshje mungesë, pas kartonit të kuq të marrë në fundjavën e kaluar, në sfidën ndaj Villarreal. Kjo do të thotë që Vinicius Junior do të mungojë në “El Clasico”-n e 25 tetorit, ndaj Barcelonës në “Camp Nou”. Vendimet disiplinore për javën e tetë të kampionatit spanjoll u publikuan të mërkurën në mbrëmje, duke konfirmuar dënimin e pritshëm për anësorin e Real Madridit. Në raportin e gjyqtarit të ndeshjes thuhej se ai kishte tërhequr për flokësh mbrojtësin nathan Saliba. AS zbulon se Vinicius Junior është dënuar me 4 ndeshje, ku 2 ndeshje janë për tërheqjen e flokëve dhe 2 ndeshje për protestën agresive ndaj gjyqtarit Vinicius do të mungojë në ndeshjet kundër Sevilla, Racing Santander...