“Karrocë n’Ajr” dërgon publikun e FemArt në një udhëtim mes humbjes, besës dhe pranimit

“Karrocë n’Ajr” dërgon publikun e FemArt në një udhëtim mes humbjes, besës dhe pranimit

Shkruan: Gili Hoxhaj Pikëtakim ishte monumenti “New Born”. Autobusi ngjyrë të verdhë, i zakontë për kryeqytet, ishte fund e krye i mbushur me adhurues të artit. “FemArt 14” synon gjithmonë ta lërë një kujtim më ndryshe, një përjetim më ndryshe të rrugës deri te shfaqja. Deri te fjala, loja dhe muzika që të prekë. Mes muhabetesh për programin dinamik, pasi dolëm nga kinemaja, nga ulëset e autobusit biseduam edhe për një mbrëmje më parë, për ndjesinë e Stacionit Kulturor, për gëzimin e asaj që vjen pas. Në Kukaj është ndalesa. Së bashku ecëm deri te takimi edhe me pjesën tjetër të publikut. Rruga për te skena është teposhtë. I shtrënguam këmbët njëri pas tjetrit. Dhe pjesa tjetër ishte përjetim përrallash. Hapësira SERPENTINE ishte një botë...