Karburanti i shtrenjtë, por importet rekord! Në korrik u importuan 75 mijë tonë karburant
Çmimi i lartë i karburanteve nuk ka frenuar konsumin në Shqipëri. Të dhënat për muajin korrik tregojnë një rritje të fortë të importeve të karburantit, pavarësisht se çmimi i naftës arriti rreth 200 lekë për litër. Gjatë korrikut janë importuar 75.779 tonë karburant, rreth 4.800 tonë më shumë se në të njëjtin muaj të vitit të kaluar, duke shënuar një rritje prej afro 6.9%. Një nga faktorët që ka ndikuar në këtë rritje është sezoni turistik, me shtimin e numrit të vizitorëve të huaj dhe përdorimin më të madh të automjeteve gjatë muajve të verës. Megjithatë, në totalin e shtatë muajve të parë të vitit, importet rezultojnë më të ulëta. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, nga janari deri në korrik janë zhdoganuar 407.921...
Burimi:
ntv.al