Karamuço ngre dyshime për organizimin e protestës: Të hetohen dronët dhe komunikimet e grupeve

Karamuço ngre dyshime për organizimin e protestës: Të hetohen dronët dhe komunikimet e grupeve

Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka kërkuar një hetim të plotë për dronët e sekuestruar gjatë protestës së të shtunës, duke ngritur dyshime për organizimin dhe mënyrën e veprimit të grupeve të përfshira në aktet e dhunës. Në një intervistë për ABC News, ai deklaroi se SPAK duhet të hetojë çdo element që mund të zbardhë planifikimin e ngjarjeve. Karamuço u shpreh se autoritetet nuk e kishin parashikuar nivelin e dhunës dhe shkallën e organizimit të protestës, të cilën e cilësoi si të pazakontë krahasuar me protestat e zhvilluara më parë.Sipas tij, grupet e përfshira në përplasjet me policinë kanë vepruar në mënyrë të koordinuar, duke përdorur mjete të ndryshme për t’i bërë ballë ndërhyrjes së forcave të rendit. Gjatë intervistës, Karamuço foli edhe për...