Kapiteni Koke humb nënën, Atletiko me shiritë të zinj në krah ndaj Junajtid

Kapiteni Koke humb nënën, Atletiko me shiritë të zinj në krah ndaj Junajtid

Gjatë ndeshjes së sonte në Ligën e Kampionëve, Atletiko Madrid dhe Mançester Junajtid për fazën e Ligës do të mbajnë një minutë heshtje në kujtim të Ana Merodio Borja-s, nënës së Koke-s, e cila ndërroi jetë këtë mëngjes, më 13 tetor. Për të treguar mbështetjen e tyre për kapitenin, Colchoneros kanë kërkuar dhe marrë lejen e UEFA-s për të mbajtur shirita të zinj në krahë. Pas miratimit nga UEFA, Atletiko Madrid dha lajmin, duke publikuar një deklaratë në faqen e internetit: “Sonte, para fillimit të ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Manchester United, do të mbahet një minutë heshtje në kujtim të Ana Merodio Borja, nënës së kapitenit tonë Koke, e cila ndërroi jetë këtë mëngjes në Madrid.”/Sportiim.al/ Post navigation