Kapetanović: Kriminelët bashkëpunojnë pa deklarata, rajoni duhet të jetë po aq i shpejtë
Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Amer Kapetanović, ka kërkuar intensifikimin e bashkëpunimit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor në luftën kundër krimit të organizuar, duke paralajmëruar se rrjetet kriminale veprojnë përtej kufijve më shpejt se institucionet që duhet t’i luftojnë. Duke folur në Takimin e Ministrave të Brendshëm të Procesit të Berlinit, të zhvilluar më 15 dhe 16 shtator në Podgoricë, Kapetanović tha se goditja e krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor nuk është vetëm çështje e sigurisë së rajonit, por edhe e sigurisë evropiane. “Çdo dërgesë e ndaluar në rajonin tonë është një dërgesë që nuk do të duhet të ndalet në Vjenë, Berlin, Paris apo Londër. Kjo nuk është vetëm e dobishme për rajonin, por është siguri për të gjithë ne....
Burimi:
javanews.al