Kapet në Fier Mevlan Troka, i akuzuar në Spanjë si anëtar i një organizate kriminale të trafikut të drogës

Kapet në Fier Mevlan Troka, i akuzuar në Spanjë si anëtar i një organizate kriminale të trafikut të drogës

arrestimi FIER-Mevlan Troka, 60 vjeç, është arrestuar në Fier me qëllim ekstradimin drejt Spanjës, ku ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Gjykata e Madridit kishte lëshuar urdhër-arrest për 60-vjeçarin, i cili dyshohet për veprat penale “Pjesëmarrje në grup kriminal me qëllim trafikimin e narkotikëve” dhe “Vjedhje e energjisë elektrike”, sipas parashikimeve të legjislacionit spanjoll. Troka u arrestua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier gjatë operacionit policor të koduar “Gjurmimi”, në fshatin Bishan.     View this post on Instagram   Njoftimi i policisë: Vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Finalizohet operacioni policor i koduar “Gjurmimi”. I akuzuar në Spanjë si anëtar i një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike, kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimin 60-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier,...