Kaosi në Tiranë, reagon Rama: S’është flamë studentore! Sapo afrohemi drejt BE, këtu plas flaka
Pak orë pas përfundimit të ditës së tretë të protestës së nxënësve dhe studentëve, Kryeministri Edi Rama ka inspektuar dëmet e shkaktuara në kryeqytet. Kreu i qeverisë ka vizituar në këmbë zonën përballë Piramidës, ku gjatë protestës së një dite më parë protestuesit dogjën një prej kioskave dhe shkulën pllakat e trotuarit. Protesta e nxënësve dhe studentëve në Tiranë u shoqërua me tensione dhe përplasje me forcat e policisë. Protestuesit hodhën gurë në drejtim të efektivëve, ndërsa policia reagoi me gaz lotsjellës dhe autobotë me ujë. Nxënës dhe studentë bojkotuan procesin mësimor dhe dolën në rrugë jo vetëm në kryeqytet, por edhe në Shkodër, Korçë dhe Durrës, ku kërkuan ndryshime përmes marshimeve në qytetet e tyre.
Burimi:
javanews.al