No Image Available

KAOSI DHE SULMET FIZIKE NE KUVEND/ VENDOS ETIKA: 6 DEPUTETE TE PD-SE PERJASHTOHEN 60 DITE

Sekretariati i Etikës në Kuvend është mbledhur online për të shqyrtuar kërkesën e një grupi deputetësh të Partisë Socialiste, për përjashtimin e 20 deputetëve demokratë, pas tensioneve në seancën e djeshme në Parlament. Për deputetët që kryesuan sulmet fizike, Noka, Këlliçin, Palokën, Krekën, Boçin e Xhaferrin, PS kërkon 2 muaj përjashtim nga Kuvendi ndërsa për 14 deputetë që bllokuan foltoren, kërkohet 10 ditë përjashtim. Flamur Noka sulmoi fizikisht kryeparlamentarin Niko Peleshi dhe kreun e Grupit të PS, Taulant Balla, ndërsa deputeti demokrat Fidel Kreka sulmoi me bllokun e votimit ish-ministrin Ervin Hoxha Gjithashtu deputetët Belind Kelliçi, Besart Xhaferri, Edi Paloka, Fidel Kreka, Luçiano Boçi, fyen dhe goditën me shishe uji deputetet e Partisë Socialiste. Siç vërehet nga pamjet filmike deputetët Ervin Hoxha, Arkend Balla, Fadil...