Kaos para Topit të Artë, faqja zyrtare shpall gabimisht tre fitues

Kaos para Topit të Artë, faqja zyrtare shpall gabimisht tre fitues

Një gabim i pazakontë ka shkaktuar kaos pak orë para ceremonisë së Topit të Artë në Londër, pasi në faqen zyrtare të organizatorëve u publikuan artikuj që shpallnin Harry Kanen, Kylian Mbappen dhe Lamine Yamalin si fitues të çmimit për vitin 2026. Sipas Daily Mail, artikujt u shfaqën veçmas në faqen zyrtare, duke krijuar konfuzion para se të zbulohej fituesi i vërtetë në ceremoninë që po mbahet në London Palladium. Media britanike njofton se e kishte lajmëruar organizatorin për gabimin në orën 17:23, pas së cilës nisën telefonatat dhe komunikimet urgjente. Artikujt për Kanen dhe Mbappen u hoqën nga faqja, ndërsa ai për Yamalin qëndroi i publikuar edhe më shumë se 30 minuta pasi organizatorët ishin njoftuar.Artikulli për Kanen e shpallte sulmuesin e Bayern Munichut...