Kaos jashtë Kuvendit, protestuesit sulmojnë me vezë e flakadanë Policinë, efektivët përgjigjen me spray me piper
pamje nga protesta TIRANË-Situata është përshkallëzuar jashtë Kuvendit, me protestuesit të ndodhur jashtë godinës të cilët kanë hedhur vezë, shishe uji e flakanda drejt kordonit të Policisë. Efektivët kanë përdorur spray për të shpërndarë turmën, ku si pasojë qytetarët kanë pësuar lëndime në sy. Megjithatë qytetarët kanë vazhduar tubimin, duke u vënë flakën disa koshave të mbeturinave pranë qendrës tregtare krah parlamentit, por janë fikur nga efektivët. Krahas qytetarëve një protestë po zhvillohet edhe nga Partia Demokratike, ku grupi i opozitës është vendosur pranë Xhamisë së Namzgjasë./ZËRI
Burimi:
zeri.ai