Kaos dhe sherr në Parlament, Noka përplaset me Ballën. PD: Lironi studentët
Ka nisur seanca plenare në Parlament, ku menjëherë deputetët e PD-së janë duke bllokuar seancën. Ata dëgjohen të thonë zgjidhje politike, për protestën që po mbahet për 10 ditësh në Tiranë. Më pas Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka shtyrë dhe i ka prishur mikrofonin kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Ballës, dhe seanca plenare vijon me tensione. “Asnjë deklaratë nuk e justifikon dhunën. Policia po përmbysh detyrën që ajo ka”, tha kreu i grupit parlamentar të PS. Më herët nënkryetari i PD, Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh grupi parlamentar i PD-së mbështet protestën dhe dënon dhunën shtazarake ndaj të rinjve. “Sot është dita e 10 që Shqipëria po përjeton lëvizjen më të fuqishme studentore. Shteti është...
Burimi:
kohajone.com