Kandidati i vetëshpallur për president në Austri: Do të rikthej përkrenaren e Skënderbeut në Krujë

Kandidati i vetëshpallur për president në Austri: Do të rikthej përkrenaren e Skënderbeut në Krujë

Günther Fehlinger-Jahn, aktualisht kryetar i "Austrian Committee for NATO Enlargement" ka shpallur synimin për të kandiduar për President Federal të Austrisë në zgjedhjet e vitit 2028. Në një video të postuar në rrjetet sociale, të xhiruar në Muzeun e Vjenës, Fehlinger-Jahn zotohet se si president i ardhshëm do të bëjë të mundur kthimin e armëve dhe përkrenares së Skënderbeut në Krujë. Ekonomisti dhe aktivisti austriak është prej vitesh i angazhuar publikisht për zgjerimin e NATO-s dhe BE-së, veçanërisht në Ballkanin Perëndimor. Ai është shumë aktiv në rrjetet sociale dhe shpesh bën deklarata të forta për Shqipërinë, Kosovën, Serbinë, Rusinë, Ukrainën, NATO-n dhe BE-në, prandaj emri i tij shfaqet shpesh në mediat e Ballkanit. Fehlinger-Jahn ka një histori të gjatë angazhimi me Kosovën dhe Shqipërinë. Në...