Kandidati i Listës Studentore zgjidhet kryetar i Kuvendit të Serbisë

Kandidati i Listës Studentore zgjidhet kryetar i Kuvendit të Serbisë

Kandidati i Listës Studentore, Aleksandar Çupiç, u zgjodh kryetar i Kuvendit të Serbisë me 140 vota të deputetëve. Kundërkandidati i tij, Stojan Radenoviç, nga grupi parlamentar opozitar “Serbia fiton”, mori 97 vota. Deputetët votuan hapur, një nga një, pasi iu thirr emri.Pas votimit, Çupiç mori drejtimin e seancës parlamentare.“Më është besuar një nder dhe një përgjegjësi e madhe”, tha Çupiç në fjalimin e tij. “Dialogu dhe toleranca duhet të bëhen pjesë e kulturës politike të secilit prej nesh”, shtoi ai.Votimi për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Serbisë u zhvillua në ditën e tretë të seancës konstituive. Çupiq është docent në Fakultetin e Transportit të Universitetit të Beogradit. Sipas biografisë së shkurtër të publikuar në faqen e studentëve, Çupiç ka lindur më 1978 dhe është...