Kandidati i Listës Studentore nga Kosova: Nuk do të ketë bashkëpunim me Listën Serbe

Kandidati i Listës Studentore nga Kosova: Nuk do të ketë bashkëpunim me Listën Serbe

Kandidati i Listës Studentore nga Kosova, Jugosllav Gashiq, tha më 7 nëntor se nuk do të ketë bashkëpunim me Listën Serbe, pasi, siç shpjegoi ai, “me dikë që gjatë gjithë kësaj kohe ka qenë fajtori kryesor dhe përgjegjës për pozitën në të cilën ndodhen serbët, vërtet nuk mund të ketë asnjë bashkëpunim”. Lista Studentore, që doli nga protestat antiqeveritare në Serbi, fitoi zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi në fund të tetorit, duke rrëzuar nga pushteti pas 14 vjetësh ish-presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, dhe subjektin e tij, Partia Përparimtare Serbe (SNS). Për më shumë se një dekadë, Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës ka dominuar përfaqësimin politik të këtij komuniteti në Kosovë. Kjo parti u formua me mbështetjen e SNS-së dhe...