Kandidat për president, kush është Bekim Sejdiu, postet e rëndësishme që ka mbajtur në Kosovë dhe jashtë vendit
Bekim Sejdiu është emri për të cilin kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku janë dakordësuar për të marrë postin e Presidentit të Republikës së Kosovës. Por kush është Bekim Sejdiu?Lexo edhe :Related Posts Bekim Sejdiu, i lindur në vitin 1974, ka shërbyer si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, ndërsa më herët ka pasur një karrierë në diplomaci. Ai ka shërbyer si ambasador i Kosovës në Turqi (2008-2012) dhe si Konsull i Përgjithshëm në Nju-Jork (2012-2014) . Para se të caktohej Ambasador, gjyqtari Sejdiu ka shërbyer si këshilltar politik në Kabinetin e ministrit të parë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës. Sejdiu është gjithashtu profesor në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës që nga viti 2002....
Burimi:
vizionplus.tv