Kanadaja vendos tarifa hakmarrëse ndaj mallrave amerikane
Tarifat hakmarrëse të Kanadasë ndaj një sërë produktesh amerikane hynë në fuqi të martën, ndërsa ende nuk ka shenja për një marrëveshje të re tregtare mes dy vendeve, shkruan BBC. Masat prekin mallra amerikane me vlerë rreth 28 miliardë dollarë kanadezë, përfshirë çelikun, mobiliet dhe veshjet, ndërsa tarifat do të arrijnë deri në 50%. Kanadaja hoqi më pas nga lista peshkun dhe karavidhet, pas kundërshtimeve nga industria vendase e prodhimeve të detit. Kryeministri kanadez Mark Carney ka deklaruar se vendi mbetet i gatshëm të negociojë një marrëveshje “të qëndrueshme” me SHBA-në. Nga ana tjetër, përfaqësuesi amerikan për tregtinë, Jamieson Greer, tha se tashmë “topi është në fushën e Kanadasë” dhe paralajmëroi se Uashingtoni mund të marrë masa të tjera hakmarrëse. Presidenti Donald Trump ka kërcënuar...
Burimi:
vizionplus.tv