Kamza tronditet nga atentati me eksploziv, u vendos në derën e banesës së një 36-vjeçari me precedentë! Ja për çfarë hetohet, dy pistat

Kamza tronditet nga atentati me eksploziv, u vendos në derën e banesës së një 36-vjeçari me precedentë! Ja për çfarë hetohet, dy pistat

Kamza është zgjuar nga një shpërthim i fuqishëm eksplozivi. Një shpërthim i një sasie të vogël lënde të dyshuar plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Bathore. Eksplozivi ishte vendosur në portën e banesës së një 36-vjeçari të identifikuar si Mariglen Lala, ndërsa nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorit apo autorëve. Lala rezulton të ketë qenë i arrestuar më parë për vjedhje dhe grabitje banesash e biznesesh. Gjithashtu përveç hakmarrjes hetohet edhe për një mesazh paralajmërues ndaj shënjestrës. “Më datë 12.09.2026, rreth orës 03:35, në rrugën “Rozafa”, në Bathore, ka shpërthyer një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse, e vendosur në portën e banesës së shtetasit M. L.,...