‘Kam të njohur te Kadastra’! U morën mbi 100 mijë euro qytetarëve, pranga 58-vjeçares, nën hetim bashkëpunëtorja e saj
pamje nga arrestimi TIRANË-Disa qytetarë të Tiranës kanë rënë pre e një skeme mashtrimi lidhur me çështjet e pronësisë. Në krye të skemës qëndronte një 58-vjeçare, e cila në bashkëpunim me një 27-vjeçare kanë arritur të përvetësojnë nëpërmjet mashtrimit mbi 100 mijë euro. 58-vjeçarja u premtonte qytetarëve se do të ndërhynte në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës për t'u zgjidhur çështjet e pronësisë. Më pas pajiste qytetarët me dokumente false. Lidhur me rastin autoritetet kanë arrestuar 58-vjeçaren, ndërsa një hetim në gjendje të lirë ka nisur për bashkëpunëtoren e saj 27 vjeç. Gjatë kontrolleve janë sekuestruar një shumë eurosh e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale, disa certifikata të dyshuara të falsifikuara dhe 2 celularë. Njoftimi i policisë: Dyshohet se kanë përvetësuar mbi 100 000 euro, duke...
Burimi:
zeri.ai