“Kam probleme me zemrën, më lironi”, gruaja e Maduros kërkon të dalë nga burgu
Celia Flores, bashkëshortja e ish-presidentit venezuelian Nicolas Maduro, ka kërkuar lirimin nga burgu për arsye shëndetësore, duke kërkuar që të qëndrojë e izoluar në një rezidencë të përkohshme në Shtetet e Bashkuara. Lajmi u bë i ditur të enjten, pasi avokati i saj, Mark Donnelly, paraqiti një kërkesë për lirimin e saj. Flores, 69 vjeçe, ndodhet e burgosur në një qendër federale paraburgimi në Brooklyn, në të njëjtin institucion ku mbahet edhe Maduro. Sipas mbrojtjes, para arrestimit të saj në fillim të këtij viti, Flores gëzonte shëndet të plotë. Gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar gjatë qëndrimit në burg, ku ka shfaqur probleme të rënda kardiake. Avokati i saj argumenton se Flores ka nevojë për ekzaminime të arterieve koronare dhe, nëse është e nevojshme, për...
Burimi:
vizionplus.tv