‘Kam lidhje në Kadastër’, kush është 58-vjeçarja që u zhvati mbi 100 mijë euro qytetarëve
Suzana Doda TIRANË-Personi në foto është Suzana Doda, 58-vjeçarja e arrestuar, e cila mashtroi qytetarët e Tiranës lidhur me çështjet e pronësisë, duke iu zhvatur mbi 100 mijë euro. Doda në bashkëpunim me Sara Ndojën, 27 vjeç u premtonte qytetarëve se do të ndërhynte në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës për t'u zgjidhur çështjet e pronësisë. Më pas pajiste qytetarët me dokumente false. Policia njoftoi sot se ka arrestuar Suzana Dodën, ndërsa një hetim në gjendje të lirë ka nisur për Sara Ndoj. Ato akuzohen për veprat penale “Mashtrimi”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Përvetësimi i titullit apo detyrës shtetërore”. Gjatë kontrolleve janë sekuestruar një shumë eurosh e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale, disa certifikata të dyshuara të falsifikuara dhe 2 celularë.
Burimi:
zeri.ai