‘Kam harruar kodin e kasafortës’/ Mashtroi Kejvina Kthellën duke i marrë 8 mijë €, merret e pandehur shoqja e saj kryeinspektore

‘Kam harruar kodin e kasafortës’/ Mashtroi Kejvina Kthellën duke i marrë 8 mijë €, merret e pandehur shoqja e saj kryeinspektore

Kejvina Kthella dhe Anela Osmani TIRANË- Anela Osmani është marrë e pandehur pas hetimit të nisur mbi denoncimin e modeles Kejvina Kthjella, e cila pretendon se i ka dhënë Osmanit 8 mijë euro, por shuma nuk i është kthyer. Osmani, e cila tashmë punon dhe  kryeinspektore në një institucion të shëndetësisë Shqiptare, është marrë e pandehur për akuzën e "Mashtrimit" dhe rrezikon të marrë një dënim deri në 5 vite burgim. Çështja është hetuar nga prokurori Bledar Valikaj, i cili, bazuar në materialet e administruara gjatë hetimit, ka arritur në përfundimin se ekzistojnë elementë të veprës penale. Sipas të dhënave të dosjes, paratë i janë dhënë Osmanit me mirëbesim, ndërsa më pas mes palëve ka lindur konflikti për kthimin e shumës. Por, pas disa muajsh hetime,...