KALVARI I VUAJTJEVE NE PD/ BERISHA: QENDRUAM STOIK
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se forca politike që drejton ka kaluar një periudhë të vështirë, gjatë së cilës, sipas tij, janë bërë përpjekje për ta kontrolluar dhe nënshtruar atë. Berisha e cilësoi këtë periudhë si një “kalvar të vërtetë”, ndërsa theksoi se qëllimi i betejës së demokratëve ishte ruajtja e pavarësisë së partisë dhe e kontrollit të saj nga anëtarësia. Sipas kryedemokratit, qëndresa e demokratëve ka bërë të mundur që Shqipëria të ketë një opozitë që nuk i nënshtrohet qeverisë dhe që përballet me pushtetin, pavarësisht nëse ai konsiderohet legjitim apo jo. “Partia Demokratike kaloi një periudhë të vështirë, kaloi një kalvar të vërtetë. Por qëndroi, qëndroi me një vendosmëri epike”, deklaroi Berisha Ai e përmblodhi betejën politike të demokratëve me...
Burimi:
ntv.al