Kallas: Rusia bëri gabim duke lënë mënjanë Evropën në bisedimet me SHBA-në
Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas ka deklaruar se Rusia ka bërë llogaritjet e gabuara duke kërkuar një marrëveshje vetëm me Uashingtonin teksa theksoi se Evropa do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën dhe të “ushtrojë presion mbi agresorin” Moskën. “Moska nuk do të ketë sukses ta detyrojë Ukrainën të dorëzohet përmes një marrëveshjeje me Uashingtonin, pasi Evropa do të vazhdojë ta mbështesë Kievin,” tha Kallas për Euronews në një intervistë ekskluzive. Kallas shtoi se Rusia kishte bërë llogaritjet e gabuara që nga samiti i Anchorage të vitit të kaluar, duke u përpjekur ta detyronte Ukrainën të dorëzohej përmes një marrëveshjeje me SHBA-në. “Rusët duan të diskutojnë dhe të negociojnë me SHBA-në, në mënyrë që SHBA-të të japin atë që duan. Por ne...
Burimi:
javanews.al