Kallas i del kundër Kroacisë: Mos bllokoni zgjerimin e BE-së! Mali i Zi në mes të përplasjes

Kallas i del kundër Kroacisë: Mos bllokoni zgjerimin e BE-së! Mali i Zi në mes të përplasjes

Shefja e diplomacisë së Bashkimit Europian, Kaja Kallas, ka kërkuar që mosmarrëveshjet dypalëshe të mos pengojnë procesin e zgjerimit të BE-së, në një kohë kur Kroacia po kushtëzon përparimin e negociatave të Malit të Zi me zgjidhjen e disa çështjeve të pazgjidhura mes dy vendeve. “Është shumë e rëndësishme që të mos i trajtojmë proceset e zgjerimit përmes mosmarrëveshjeve dypalëshe. Europa është një kontinent shumë i vogël dhe, për këtë arsye, duhet të jemi më të fortë së bashku me vendet e tjera europiane”, deklaroi Kallas para pjesëmarrjes në mbledhjen e Këshillit Europian në Bruksel. Deklarata e saj vjen në një moment delikat për aspiratat europiane të Malit të Zi, i cili konsiderohet vendi më i avancuar mes shteteve kandidate dhe synon të bëhet anëtari...