“Kalimera Poetike” nderon Rexhep Qosjen dhe sjell dy mbrëmje autoriale në Ulqin
7 September, 2026 - 11:00 Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” në Ulqin organizon më 11–13 shtator 2026 edicionin e 34-t të manifestimit letrar “Kalimera Poetike ‘Basri Çapriqi’”, një prej veprimtarive më të rëndësishme letrare dhe kulturore të shqiptarëve në Malin e Zi. Edicioni i sivjetshëm do t’i kushtohet kujtesës dhe krijimtarisë së shkrimtarit e studiuesit Rexhep Qosja, përmes një mbrëmjeje letrare homazh, ndërsa programi do të plotësohet me dy mbrëmje autoriale me shkrimtaren dhe studiuesen e letërsisë Anila Mullahi-Elezi dhe shkrimtarin e studiuesin Gëzim Aliu. “Kalimera Poetike” është tashmë një nga ngjarjet më të konsoliduara të jetës letrare dhe kulturore të Ulqinit. Përmes traditës së saj shumëvjeçare, manifestimi ka krijuar një identitet të veçantë në skenën e festivaleve letrare në hapësirën shqipfolëse dhe...
Burimi:
kultplus.com