Kalendari artistik i muajit tetor në TKOB

Kalendari artistik i muajit tetor në TKOB

Tetori do të jetë një muaj i pasur me muzikë, balet e performanca në Teatrin Kombëtar të Operës e Baletit. Përgjatë muajit, publiku do të ketë mundësinë të përzgjedhë mes 16 shfaqjeve me freskinë dhe energjinë e baletit kontemporan, magjinë e muzikës klasike e bashkëkohore, si dhe emocionin e traditës shqiptare. Si çdo fillim muaji, TKOB paraqiti një kalendar artistik, i cili veçanërisht për tetorin duket shumë premtues, me pjesëmarrjen e koreografëve dhe artistëve të njohur vendas e ndërkombëtarë, që do të takohen me publikun përmes shfaqjeve të baletit, koncerteve simfonike, recitaleve etj. Shfaqja “NEIGHBOURS – FROM MOTHERLAND”, e cila u shfaq premierë botërore në TKOB, do të udhëtojë më datën 7 drejt Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. Më 9 tetor rikthehet baleti...