KALAJA NGRE ALARMIN PER KODIN E RI PENAL
Avokatja Adriana Kalaja ka ngritur akuza dhe pikëpyetje lidhur me ndryshimet e njoftuara në Kodin e Procedurës Penale. Sipas Kalasë, ndryshimet mund të kenë pasoja mbi hetimet penale që mund të prekin zyrtarë të lartë, përfshirë edhe persona pranë familjes kryeministrore. Ajo pretendoi se përmes ndryshimeve në ligj mund të përcaktohen “rregullat e lojës” në një mënyrë që, sipas saj, mund t’u shërbejë interesave të pushtetit. Kalaja u ndal veçanërisht te mënyra se si ndryshimet mund të ndikojnë në punën e prokurorëve gjatë hetimeve. Ajo argumentoi se Kodi i Procedurës Penale nuk duhet parë vetëm si një grup rregullash teknike, por si mekanizmi që përcakton mënyrën se si zhvillohet një hetim penal dhe se si çështjet mund të çohen më tej në procesin gjyqësor. Duke...
Burimi:
ntv.al