Kafenetë ku kanë lindur kryeveprat: Tetë vende historike ku shkrimtarët gjetën frymëzim

Kafenetë ku kanë lindur kryeveprat: Tetë vende historike ku shkrimtarët gjetën frymëzim

Disa nga veprat më të rëndësishme të letërsisë botërore kanë nisur të shkruhen në tavolina kafenesh, mes zhurmës së filxhanëve, bisedave të të panjohurve dhe aromës së kafesë. Për shumë shkrimtarë, kafeneja nuk ishte thjesht një vend për të pirë kafe, por një zyrë e hapur, një strehë nga të ftohtit dhe një hapësirë ku idetë merrnin formë. Simone de Beauvoir dhe Jean-Paul Sartre kalonin orë të tëra në “Café de Flore” në Paris, Fernando Pessoa kishte tavolinat e tij të preferuara në dy kafene të Lisbonës, ndërsa poeti austriak Peter Altenberg madje e kishte caktuar “Café Central” në Vjenë si adresë për pranimin e postës. Shumë prej këtyre kafeneve vazhdojnë të funksionojnë edhe sot, duke ruajtur një pjesë të atmosferës dhe historisë së tyre....