Kadastra zbarkon në Piqeras, nis verifikimi i regjistrimeve

Kadastra zbarkon në Piqeras, nis verifikimi i regjistrimeve

Agjencia Shtetërore e Kadastrës vijon procesin e përmirësimit të regjistrit kadastral dhe saktësimit të hartave në territorin e Bashkisë Himarë. Pas nisjes së procesit në zona të tjera, specialistët e ASHK-së janë ndalur sot në fshatin Piqeras. Procesi ka për qëllim përditësimin dhe saktësimin e të dhënave kadastrale, duke krijuar një pasqyrë sa më të plotë të pasurive të paluajtshme. Në këtë kuadër, do të bëhet evidentimi dhe verifikimi i të dhënave, si dhe korrigjimi i pasaktësive të konstatuara në regjistrin kadastral dhe hartat përkatëse. Për mbarëvajtjen e procesit, ASHK u bën thirrje banorëve të zonës të bashkëpunojnë me specialistët, duke ndihmuar në identifikimin e saktë të pasurive dhe në plotësimin e informacionit të nevojshëm. Në fillim të kësaj jave, Agjencia Shtetërore e Kadastrës nisi...