“Ka rënë shteti o bosa, e dini apo jo!” Demokratët dhe socialistët përplasen te komisioni i Ligjeve

“Ka rënë shteti o bosa, e dini apo jo!” Demokratët dhe socialistët përplasen te komisioni i Ligjeve

Goditja e SPAK ndaj kreut të SHISH, Vlora Hyseni, shkaktoi debate në Komisionin e Ligjeve mes opozitës dhe mazhorancës. Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi gjatë fjalës së tij deklaroi se sot në rend dite në Komision duhet të ishte skandali i Vlora Hysenit. Bylykbashi theksoi se shteti është krimbur, ndërsa kreu i institucionit më të rëndësishëm të vendit rezulton se ka lidhje me persona të krimit të organizuar. Ai u shpreh se Parlamenti duhet të mblidhet sa më parë dhe se përgjegjësia e Hysenit nuk është individuale, por edhe e Edi Ramës. Ndërsa deputeti Saimir Korreshi ironizoi faktin se Bajram Begaj nuk ka mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Ai iu drejtua gjithashtu mazhorancës me pyetjen nëse kishte dijeni për vendndodhjen e Bajram Begaj, duke thënë: “Bajram...