“Ka një feeling të ngrohtë si jaht”/ Vilat luksoze në Palasë! E-maili i Alban Eftimit që ‘fundosi’ Ballukun

“Ka një feeling të ngrohtë si jaht”/ Vilat luksoze në Palasë! E-maili i Alban Eftimit që ‘fundosi’ Ballukun

Dy email-e të dërguara nga biznesmeni Alban Eftimi në adresë të ish-zv.kryeministres Belinda Balluku janë bërë pjesë e dosjes së SPAK, në kuadër të hetimeve për vilën luksoze në Palasë, për të cilën prokuroria dyshon se është përfituar si ryshfet në këmbim të tenderave publikë. Sipas SPAK, e-maili i parë tregon komunikimin e drejtpërdrejtë të Eftimit me Ballukun për detaje të projektimit dhe arredimit të vilës, në një kohë kur objekti ishte ende në ndërtim. Në një email të datës 14 shtator 2020, Eftimi i dërgon Ballukut një sërë detajesh për punimet në vilë, duke përshkruar edhe elementë të veçantë të projektit, nga pishina dhe vaskat hidromasazhi, te materialet e përdorura dhe mënyra e organizimit të ambienteve. “Një pjesë e mirë e ambienteve rreth pishinës...